Ky është propozimi i babait të Rashicës për emrin e stadiumit Nacional të Kosovës

Kombëtarja 21 Qershor 2019 10:08

Ditët e fundit në vendin tonë, temë është bërë emri që do të duhet ta ketë stadiumi nacional i Kosovës.

Në lidhje me këtë ka folur edhe babai i futbollistit Milot Rashica, Nexhmedin Rashica i cili i ka përkrahur nismat e grupit të tifozëve “Dardanët” për emrin e Stadiumit Nacional të Kosovës.

Plani i Stadiumit Nacional u prezantua para pak ditësh dhe tashmë kanë filluar propozimet e shumta për emrin e tij.

Dje “Dardanët” njoftuan se kanë propozuar që emri i stadiumit të jetë “Dardania Arena”.

Me këtë emër është pajtuar edhe babai i Rashicës.