Ky është reagim i Përparim Hasanit pas sulmit ndaj gjyqtarit Meriton Berisha

Sulmi i bërë ndaj gjyqtarit anësor Meriton Berisha pas ndeshjes Gjilani – Llapi, ka ngjallur reagime të shumta, shkruan Insporti.com.
Insporti raportoi se Policia ka arrestuar dy persona që kanë sulmuar gjyqtarin Berisha.
Pas këtij incidenti, ka reaguar edhe Kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.
Ky është reagimi i tij i plotë në Facebook:
Komisioni i gjyqtareve me shqetësim te thellë ka ndjekur sot sulmin që i është bërë gjyqtarit Meriton Berisha gjatë kryerjes së detyrës së tij.
Konsiderojmë, se linçimi dhe gjuha ofenduese e ditëve të fundit ka krijuar një atmosferë të atillë e cila ka sjellë edhe dhunën që ndodhi sot.
Komisioni i gjyqtarëve, konsideron se aktet e tilla janë të papranushme dhe dënon ashpër sulmin që ka ndodhur sot ndaj Meritonit dhe gjuhën ofenduese e cila është drejtuar në drejtim të gjyqtarëve kohëve të fundit. Prandaj, kërkojmë nga organet e shtetit që akterët e këtij sulmi qyqar të vihen para drejtësisë.
Njëherit, komisioni ofron mbështetje të pakusht ndaj Meritonit dhe gjyqtarëve të futbollit dhe i inkuroajon që edhe më tej që të bëjnë detyrën e tyre me nder, ashtu siç e kanë bërë deri më tani.
Me respekt,
Perparim Hasani
Kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve