Ky është reagimi i Fabregas për veprimin e Xhakës

Futboll 28 Tetor 2019 11:25

Ish kapiteni dhe mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas ka reaguar në rrjetin e tij social Twitter për veprimin e Granit Xhakës ndaj tifozëve të Arsenalit, shkruan Insporti.com.

Xhaka gjatë zëvendësimit në minutën e 61-të u fërshëllye nga tifozët e Arsenalit dhe më pas largoi fanellën deri sa po shkonte në drejtim të tunelit.

Ky veprim i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. Ish kapiteni i Arsenalit, Fabregas, është një fans i madh i klubit londinez dhe shikon po thuajse çdo ndeshje.

Cesc Fabregas sent a clear message after Granit Xhaka's strop during Arsenal's draw with Crystal Palace

 

Fabregas në rrjetin e tij social Twitter ka reaguar vetëm një emoji, duke treguar habinë e tij për veprimin e Xhakës.

Tifozët e Arsenalit kanë vazhduar abuzimin ndaj Xhakës edhe në postimin e Fabregasit.

Xhaka tashmë rrezikon heqjen e shiritit të kapitenit pas këtij veprimi.

Arsenali barazoi në “Emirates Stadium” me Crystal Palace me rezultatin 2:2. /Insporti.com/

-->