Ky është reagimi i Rashicës pasi siguroi mbijetesën me Werderin

Futboll 07 Korrik 2020 09:59

Werder Bremeni e ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman duke u treguar skuadër më e mirë se Heidenhiemi në ‘play-off’.

Në ndeshjen si vendas në Weser Stadium, ekipi ku luan Milot Rashica barazoi pa gola, ndërsa në takimin si mysafir në stadiumin Voith Arena barazuan 2-2 dhe kështu siguruan qëndrimin në Bundesliga falë golave në udhëtim.

Natyrisht se këtij suksesi i është gëzuar edhe anësori i Kosovës, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

24-vjeçari e ka publikuar një fotografi të skuadrës së Werderit në zhveshtore me përshkrimin: “Ia dolëm”.

Rashica, i cili i ka shënuar tetë gola dhe i ka dhuruar pesë asistime për Bremenin në sezonin që lamë pas, pritet ta vazhdojë karrierën diku tjetër nga edicioni i ardhshëm.

“IA DOLËM” – Milot Rashica pasi Werderi mbeti në Bundesligë ?

Gepostet von Insporti am Montag, 6. Juli 2020

-->