Ky është sportisti më i pasur në botë

Sporte tjera 14 Maj 2020 14:25

Vozitësi i Formula 1, Lewis Hamilton, është emëruar sportisti më i pasur në Britani të Madhe në listën e Sunday Times 2020.

Pasuria e 35-vjeçarit u shtua për 37 milionë funte në vitin e fundit, duke e arritur kështu shumën prej 224 milionë funtesh.

Kjo ka bërë që Hamilton të bëhet sportisti më i pasur në historinë 32-vjeçare të listës së Sunday Times.

Ylli i golfit, Rory Mcllroy – që ka pasuri prej 170 milionë funtesh – ishte i vetmi sportist tjetër që hyri në listën e 1000 personave më të pasur në Britani të Madhe nga të gjithë sektorët.

Sporti e dominoi listën e personave të rinj në moshë më të pasur në Britani, duke i zënë 18 prej 50 vendeve në këtë listë.

Boksieri Anthony Joshua është i vetmi sportist tjetër që s’është futbollist në këtë listë, të përbërë nga sportistët nën moshën 30-vjeçare.

Britaniku vlen 107 milionë funte, ndërsa sulmuesi i Uellsit dhe Real Madridit, Gareth Bale, është i vetmi sportist që arrin ta mposht atë me pasuri.

Sportistët më të pasur nën moshën 30-vjeç

Pasuria për vitin 2020

1. Gareth Bale-Futboll£114m

2. Anthony Joshua-Boks£107m

3. Paul Pogba-Futboll£50m

4= Kevin de Bruyne-Futboll£34m

4= David de Gea-Futboll£34m

6. Raheem Sterling-Futboll£28m

7. N’Golo Kante-Futboll£25m

8. Harry Kane-Futboll£24m

9. Daniel Sturridge-Futboll£22m

10, Jordan Henderson-Futboll£21m.

-->