Ky është trajneri francez që pritet të nënshkruaj kontratë me Kosovën

Kombëtarja 16 Janar 2021 09:23

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, pritet të ketë staf të ri në fushatën e ardhshme kualifikuese për botërorin “Katari 2022”.

Ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti pritet të largohet nga detyra, për të marrë një tjetër post në Federatën e Futbollit.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se selektori Challandes ka kërkuar që ta afrojë francezin Sebastien Bichard si asistent.

37-vjeçari kaloi një periudhë prove te Kosova gjatë nëntorit, në ndeshjet kundër Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.

Bichardi në të kaluarën ka punuar si trajner te ekipi zviceran Sion.

-->