Ky është urimi për 12 vjetorin e pavarësisë nga Toni Kuka dhe kampionet e xhudos

Sporte luftarake 17 Shkurt 2020 16:44

Kosova sot shënon 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë si shtet.

E urim special për këtë ditë të shënuar për Kosovën ka bërë edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Kuka, ka qenë në sallën e Kuvendit të Kosovës së bashku me Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit.

“Urime Pavarësia! 12 vjet Shtet drejtpërdrejt nga Parlamenti i Republikës së Kosovës.

Kosovës i duhet unitet politik më shumë se kurrë për të mirën e vendit! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

-->