Ky është vendimi i Barcelonës për Suarezin

Futboll 14 Shtator 2019 10:07

Suarez ka lënë prapa dëmtimin.

Ai është përfshirë në skuadër për ndeshjen me Valencian që do të zhvillohet në “Camp Nou” nga ora 21:00.

Ernesto Valverde ka publikuar listën prej 20 lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës që Barcelona e zhvillon në “Camp Nou” kundër Valencias.

Luis Suárez dhe Junior Firpo janë përfshirë gjithashtu në listë për sfidën e sotme, kurse ashtu siç e konfirmoi Valverde gjatë ditës së djeshme, jashtë ka mbetur sërish Lionel Messi.

Barça nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga, duke grumbulluar vetëm katër pikë pas tri ndeshjeve dhe sonte, me Antoine Griezmannin në formë, do të kërkojë një tjetër fitore në shtëpi.

Image

-->