Ky është vendimi i fundit rreth të ardhmes së Jose Mourinhos

Futboll 17 Prill 2021 19:17

Jose Mourinho do të vazhdoj të mbetet trajneri i Tottenhamit. Mediat në Angli kanë raportuar të shtunën se trajneri portugez do të qëndrojë te skuadra londineze.

Drejtuesit e klubit anglez thuhet se ende i besojnë trajnerit, pavarësisht rezultateve jo të mira të arritura këtë sezon.

Tottenhami pas 32 ndeshjeve në Premier League ka 50 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë, 5 pikë larg West Ham e cila gjendet në vendin e katërt

Mourinhos kontrata me Tottenham i skadon në vitin 2023. /Insporti.com/

-->