Ky është vendimi i PSG për të ardhmen e Neymarit

Futboll 30 Qershor 2019 14:17

Neymar Jr është duke kërkuar rikthimin në Barcelonë pas vetëm dy sezonesh në Paris Saint-Germain, transmeton Insporti.com.

Superylli brazilian besohet se ka filluar kontaktet me drejtuesit e klubit katalan për një rikthim të mundshëm.

Megjithatë sipas “Telefoot” klubi francez nuk do të lejojë largimin e tij nga Parc des Princes.

PSG i kishte paguar Barcelonës plot 220 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e brazilianit.

“Asi” 28 vjeçar në këtë sezon është paraqitur në 28 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe 13 asistime. /Insporti.com/

-->