Ky futbollist i Kosovës lexon libër për UÇK-në derisa udhëton për në Çeki

Kombëtarja 13 Nëntor 2019 15:33

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë mbërritur në shtetin çek, ku do të përballen me përfaqësuesen e këtij shteti.

E gjatë rrugës, një prej lojtarëve befasoi të gjithë duke publikuar foto nga aeroplani ku shihet teksa lexon një vepër për UÇK-në.

Ka qenë Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i krahut, që ka publikuar një foto të tillë ku shihet vepra dhe një pjesë e aeroplanit.

Sidoqoftë, duhet theksuar se Vojvoda vjen nga qyteti i Skenderajt, ku ka qenë shtabi kryesor i UÇK-së.

-->