Ky gol nga Ronaldo nuk duhet humbur (VIDEO)

Futboll 12 Tetor 2019 09:54

Cristiano Ronaldo ka realizuar mbrëmë golin e 700 në karrierën e tij, derisa ka bërë 973 paraqitje më kombëtaren dhe klubet ku ka luajtur.

Ishte minuta e 65-të kur Ronaldo realizoi një super gol, e që ishte i 94 me Portugalinë, duke iu afruar Ali Daei (109 gola në 149 paraqitje).

“Nuk kam asnjë dyshim se Ronaldo do ta kalojë rekordin tim”, ka thënë Daei për MARCA.

Këtë rekord e ka përshëndetur edhe Jose Mourinho, që ka thënë se forma e tij e lartë nuk e befason atë aspak.

 “Në moshën 34-vjeçare, Ronaldo vazhdon të jetë në formë. Nuk më befason aspak. Gjenetikisht dhe fizikisht është futbollist për t’u studiuar. Ai vetëm mendon për të fituar, të thyejë rekorde. Është fenomen”, ka deklaruar trajneri portugez për Canal 11.

Suedia, Letonia, Andorra dhe Armenia, janë viktimat në nivelin e Kombëtares, kurse në nivelin e klubeve viktimat e Ronaldos janë; Sevilla (27 gola), Atlético (25), Getafe (23), Celta (20)… dhe Barça (18).

-->