Ky incident me Ronaldon dhe djalin e tij mund t’ju ketë ikur

Futboll 20 Maj 2019 17:55

Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori që ka fituar Premier Ligën, La Ligën dhe Serie A

Juventusi dje barazoi 1-1 në shtëpi me Atalantan dhe pas përfundimit të ndeshjes festoi titullin e radhës në Serie A.

Ronaldo ka dhënë kontribut të madh në fitoret e Juventusit gjatë këtij edicioni ku ka shënuar 21 gola, derisa dje së bashku me familjen e tij festuan titullin e fituar pa derdhur ndonjë djersë të madhe pasi Zonja e Vjetër në Itali nuk njeh kundërshtarë në dekadën e fundit.

Në fushë për të festuar me CR7 ishte e dashura e tij, Georgina, djali i tij si dhe nëna Maria Dolores, por gjatë fotografisë familjare nuk shkoi gjithçka në mënyrën e duhur.

Ronaldo nuk e mbajti mirë trofeun dhe kështu fillimisht goditi djalin e tij Cristiano Jr, ndërsa duke i kërkuar falje atij në anën tjetër trofeu goditi edhe gjoksin e Georginas.