Ky ishte “macja” – portieri legjendar i Chelseat që sot ndërroi jetë (VIDEO)

Futboll 12 Prill 2020 20:37

E pabesueshme, por legjenda që kujtohet thuajse në çdo ndeshje ka humbur jetën. Peter Bonetti ka bërë 729 paraqitje për Chelsean dhe e ka mbajtur portën e paprekur në 208 ndeshje, si dhe ka fituar Kupën e Ligës 1965 dhe FA Cup 1970.

Chelsea ka njoftuar për ndarjen nga jeta të ish-portierit, Peter Bonetti, i cili ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare pas një beteje afatgjate me një sëmundje të gjatë.

I njohur me nofkën “macja” për shkak të reflekseve të tij të shkëlqyera midis shtyllave, ka bërë 729 paraqitje për Chelsean, i dyti me më shumë ndeshje në histori të Bluve të Londrës, pas Ron Harris.

Ai ndihmoi Chelsean të fitojë Kupën e Ligës në vitin 1965, FA Kupën 1970 dhe European Cup Winners’ Cup më 1971, kundër Real Madridit.

-->