Ky ishte plani i tifozëve çekë për ndeshjen Kosovë – Çeki

Kombëtarja 07 Shtator 2019 08:45

Tetë shtetas çekë, janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur në flagrancë me flamur serbë, një flamur anti-kombëtar dhe një dron që dyshohet se do ta përdoronin në ndeshjen e nesërme Kosovë – Çeki.

Policia e Kosovës, për Sinjalin ka konfirmuar rastin. Zyrtari për informim nga Policia e Kosovës Mehmetali Hajdini nga ky rajon i cili kishte qenë i përfshirë gjatë ditës së sotme në këtë aksion ka dhënë detaje për Sinjalin.

Ka thënë se tetë persona janë arrestuar, për shkak se u është gjetur një flamur i Serbisë, një flamur anti-kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.

Sipas Hajdinit ata dyshohet se kishin plan t’i shfaqeshin në ndeshjen e Kosovës me Çekin.

“Mund të konfirmojë se një aksioni i Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë arrestuar 8 shtetas nga Çekia të cilëve u janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla. Dyshimet janë se do t’i përdornin këto mjete në ndeshjen e Kosovës me Çekinë. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini për Sinjalin.

 

-->