Ky ishte postimi i fundit i Bryant para se të ndërronte jetë

Basketboll 26 Janar 2020 21:47

Mediet në SHBA raportojnë se ish-ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë pas një aksident me helikopter në Kaliforni.

Bryant është njëri ndër basketbollstët më të mirë në histori në sportit.

Gjatë ndeshjeve të mbrëmshme në NBA, LeBron James e kaloi atë në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të kësaj lige.

Dhe ish asi i Lakers kishte vetëm fjalë të mira për James.

“Vazhdon të çojë lojën përpara Mbreti James. Shumë respekt vëllau im”, kishte shkuar Kobe në rrjetin social Twitter.

Bryant tani është i katërti në listën e lojtarëve që kanë shënuar më së shumti pikë në histori të NBA.

-->