Ky ishte reagimi i bashkëshortes së Bryant kur e morri vesh lajmin e hidhur

Basketboll 27 Janar 2020 12:58

Lajmi për vdekjen e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, ka shokuar gjithë botën.

Bryant, një prej legjendave të NBA, humbi jetën tragjikisht pasi helikopteri me të cilin udhëtonte u përplas në kodrat e Kalifornisë.

Përveç tij, në helikopter ishin edhe vajza e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë, të cilët po ashtu humbën jetën.

“Hollywoodlife” shkruan se bashkëshortja e Bryant, Vanessa është shkatërruar kur ka mësuar lajmin e kobshëm. “Zemra e saj u nda në miliona copa”, shkruhet në artikull.

Bryant la pas edhe tre vajza, më e vogla është 7-muajshe./Insporti.com

-->