Ky ishte transparenti provokues i tifozëve malazias në “Fadil Vokrri” – pamje

Kombëtarja 14 Tetor 2019 21:30

Tifozët e Malit të Zi janë përleshur me sigurimin e stadiumit “Fadil Vokrri”, në tribunën jugore.

Por, ky nuk ishte problemi i vetëm që ata shkaktuan sonte në tribunat e stadiumit, raporton Insporti.

Ata në “Fadil Vokrri” kanë shpalosur transparentin me mbishkrimin “Draç” në alfabetin cirilik, që është emërtimi serb për qytetin e Durrësit.

Më herët, Insporti raporton se në tribunën e tifozëve mysafirë kishte flamuj me emra të vendbanimeve tjera në Mal të Zi dhe në Kroaci.

Insporti ka publikuar edhe pamjet e përleshjes së tifozëve me sigurimin, ndërkaq transparentin provokues mund ta shikoni në fotot më poshtë. /Insporti.com/

-->