Ky ishte transparenti që nuk u lejua të futej në stadium, në ndeshjen Anglia – Kosova

Kombëtarja 12 Shtator 2019 11:27

Në ndeshjen Anglia – Kosova, tifo-grupi “Dardanët” nuk është lejuar ta fusë një transparent në shkallët e stadiumit.

Në stadiumin “St Mary’s” në Southampton, tifozëve kosovarë nuk iu lejua që ta shfaqin banerin e tyre, shkruan Insporti

Në fotografinë e publikuar nga tifo-grupi në rrjetet sociale, shihet se çfarë është shkruar në këtë baner.

“Lulekuqen tuaj do ta mbajmë me krenari, por kemi ardhur për tri pikët”, shkruhet në transparent.

Lulekuqja, që ndryshe njihet edhe si “Lulekuqja e kujtimit”, është simbol i Britanisës së Madhe që përdoret për të përkujtuar të rënët në luftë.

Sipas tifo-grupit, transparenti nuk është lejuar të futet në stadium për shkak të politikës.

“KOS-ENG 🇽🇰🇬🇧 Falenderues gjithë jetën 🙏🏼. Koreografia nuk është lejuar të futet në stadium, pēr arsye politike”, thuhet në njoftimin e Dardanëve. /Insporti.com/