Ky ishte urimi i yllit të Chelseat për Rashicën që u bë prind

Kombëtarja 20 Maj 2020 10:19

Gjatë ditës së djeshme, ylli i Kosovës, Milot Rashica u bë baba.

Gruaja e tij, Belkize Kera solli në jetë sot një djalë, Tianin. Në profilin e Rashicës në Instagram vërshuan shumë njerëz për ta uruar yllin e Kosovës.

Në mesin e tyre ishte edhe ylli i Chelseas, Mason Mount.

‘Urime vëlla’ , ky ishte komenti yllit anglez në fotografinë që Rashica e postoi me djalin dhe gruan e tij.

Rashica dhe Mount ishin bashkëlojtarë gjatë kohës kur luanin për skuadrën holandeze, Vittesse.

Dyshja kanë një marrdhënie mjaft të mirë.

-->