Ky kanal televiziv e transmeton LIVE derbin italian: Milan-Roma

Futboll 06 Janar 2022 18:02

Me fillim nga ora 18:30 do të fillojë ndeshja në stadiumin “San Siro”, ku gjigandi italian AC Milan pret në shtëpi skuadrën e AS Romës, e vlefshme kjo për xhiron e 20 të Serie A.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Milani shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër Empolit, kurse Roma barazoi me rezultat 1:1 me Sampdorian.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 10 pikë në tabelë, ku Milani zë vendin e dytë me gjithsej 42 pikë, krahas Romës që renditet në vendin e gjashtë me 32 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Stefano Piolin nuk do të paraqiten Ballo-Toure, Bennacer, Calabria, Kessie, Kjaer, Romagnoli, Tatarusanu dhe Tomori.

Kurse, Jose Mourinho nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Darboe, Diawara, Fuzato, Mayoral dhe Spinazzolas.

Ndeshja do të transmetohet në ArenaSport 1 (ArtMotion).

May be an image of text that says 'SERIE A 06.01.2022 ARENA 2 PREMIUM Sassuolo Genoa 16:30 ARENA 2 PREMIUM 06.01.2022 Salernitana Venezia 18:30 06.01.2022 ARENASPORT Milan- Roma 18:30 06.01.2022 ARENASPORT 1 Juventus Napoli 20:45'

-->