Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton direkt derbin Gjilani – Drita

Futboll 25 Nëntor 2021 11:33

Sot me fillim prej orës 13:00 luhet derbi më i madh në Kosovë, ajo ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Derbi gjilanas i sheh dy skuadrat si lidere të Superligës me pikë të barabarta – nga 25, me SC Gjilanin që pozicionohen e para falë golaverazhit më të mirë.

Të dy skuadrat vijnë pas fitoreve në xhiron paraprake, Drita e cila regjistroi një fitore minimale në shtëpi ndaj Drenicës, gjersa Gjilani e arriti një fitore të vështirë ndaj Ulpianës.

Në duelin e parë, Gjilani kishte triumfuar me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, me golat e Gerhard Prognit e Shend Kelmendit.

Ndeshja transmetohet direkt në ArtSport 1.

-->