Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton direkt ndeshjen Angli – Shqipëri
Kombëtarja
12 Nëntor 2021
16:30

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja do të përballen sonte me Anglinë si mysafir.
Duke nisur nga ora 20:45, Anglia është nikoqir i Shqipërisë në “Wembley” me fillim nga ora 20:45.
Ndeshja do të transmetohet live në SuperSport Kosova 1.
Shqipëria është pjesë e grupit I, ku gjasat i ka tejet të vogla për kualifikim në botëror.
Pas tetë ndeshjeve, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 15 pikë, kurse Anglia është lidere me 20 sosh.
Ndeshjen e radhës, Shqipëria e luan ndaj Andorrës më 15 nëntor në Tiranë.