Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE derbin anglez: Arsenal-Man City
Futboll
01 Janar 2022
12:18

Kampionati elitar i futbollit anglez përkujdesët sot që tifozët e futbollit të nisin mbarë vitin 2022.
Shorti vë përballë skuadrën e Manchester City dhe atë të Arsenal, më 1 janar 2022.
Citizens vijnë në ndeshje si liderë me tetë pikë para pozitës së dytë, derisa edhe Arsenal po kalon në një formë të mirë së fundmi.
Skuadra e Guardiolas vendosi disa rekorde radhazi në futbollin anglez në vitin që lamë pas, dhe ecurinë e mirë synon ta bartë edhe në 2022.
Ndeshja mes dy skuadrave luhet me fillim nga ora 13:30 dhe transmetohet direkt në SuperSport Kosova 1 dhe SuperSport 2.