Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE ndeshjen e Ligës së Kampionëve: Atletico Madrid-Man.United
Futboll
23 Shkurt 2022
19:35

Me fillim prej orës 21:00 luhet kryendeshja e sotme: Atletico Madrid-Manchester United, në kuadër të fazës së 1/16-së në Ligën e Kampionëve.
“Wanda Metropolitana” do të jetë arena ku dy skuadrat e mëdha evropiane do të përballen me njëra-tjetrën. Konsiderohet si një takim i nivelizuar, atje ku nuk ka një skuadër që ka epitetin e madh të favoritit.
Të dyja skuadrat hynë në këtë ndeshje pas fitoreve në ligat përkatëse gjatë vikendit.
United mposhti me rezultat të bindshëm Leeds United (2-4), kurse Atletico Madrid triumfoi kundër Osasunas si mysafir, me rezultat të thellë 0-3.
Kjo ndeshje transmetohet LIVE në ArtSport 1 dhe Klan Kosova.