Ky klub francez e kërkon Vedat Muriqin

Futboll 25 Maj 2020 12:42

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është duke kaluar një sezon fantastik me ekipin e Fenerbahces, transmeton Insporti.

Kohëve të fundit emri i tij është lakuar shumë me një kalim të mundshëm në Premier Ligën angleze, ku kanë shfaqur interesim klubet si Burnley dhe Tottenham Hotspur.

Por jo vetëm Premier Liga, mediat franceze sot raportojnë për një interesim nga Rennes për shërbimet e yllit nga Prizreni.

Kurse nga Serie A, interesim ka shfaqur skuadra e Lazios në krye me drejtorin sportiv, Igli Tare.

-->