Ky klub i Series A ofron zyrtarisht 18 milionë euro për Vedat Muriqin

Kombëtarja 06 Gusht 2020 11:26

Aventura e Vedat Muriqin me Fenerbahcen si duket është afër fundit, shkruan Insporti.com

Klubi italian Lazio ka bërë një ofertë zyrtare prej 18 milionë eurove (15 milionë + 3 milionë bonuse) për sulmuesin e Fenerbahces dhe Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan sot “A Spor”, transmeton Insporti.

Muriqi është një nga objektivat kryesore të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare i cili synon ta përforcojë ekipin për sezonin e ri 2020/2021, sezon gjatë të cilit “Biancocelesti” do të marrin pjesë edhe në Ligën e Kampionëve.

Agjenti i lojtarit, Haluk Canatar, ditëve të fundit ka folur rreth të ardhmes së Muriqit ku ka konfirmura se ekziston interesim konkret nga ekipet e Series A dhe Premier Ligës angleze.

Image

Këtë sezon sulmuesi kosovar është paraqitur në 36 ndeshje për Fenerbahcen ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asistime. /Insporti.com.

-->