Ky lojtar do të sakrifikohet për Grealish

Futboll 31 Korrik 2021 15:51

Merkato e kësaj vere është e kushtëzuar për shkak të krizës financiare që kanë klubet prej pandemisë, por mund themi se tregu i kësaj vere është një ndër më të paparashikueshmit.

Teksa Guardiola po bën maksimumin për të blerë Jack Grealish, disa yje të ekipit mund të largohen nga “Etihad Stadium”.

Një prej tyre është edhe Bernardo Silva. Ylli portugez është zgjedhje e dytë për Guardiolan dhe kërkon një tjetër aventurë, ku të jetë më i rëndësishëm.

Nga Spanja raportojnë se ai ka bërë zgjedhjen e tij rreth të ardhmes.

Portugezi dëshiron të transferohet në Spanjë, teksa klubet e mundshme të tij janë Barcelona dhe Atletico Madrid.

Përveç Silvas, lojtarë si Mahrez, Jesus apo Sterling mund të lënë klubin këtë verë.

Gjithsesi, gjithçka bëhet e vështirë kur mendohen çmimet e kripura të tyre dhe klubet në krizë financiare.

26-vjeçari është pjesë e Manchester City që nga viti 2017, ku edhe ka zhvilluar 201 paraqitje deri më tani, dhe ka shënuar 35 gola. 

-->