Ky lojtar largohet nga Juventus këtë verë

Futboll 03 Prill 2021 13:36

Juventusi me shumë gjasa do të largoj mesfushorin, Adrien Rabiot, këtë verë nga klubi, raporton Insporti.

Mesfushori francez nuk ka arritur të gjejë ritmin në Torino, që kur u transferua si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain në vitin 2019.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Rabiot ka filluar bisedimet me Barcelonën dhe Manchester United për të realizuar transferimin e tij.

Juventusi është i gatshëm që të shesë lojtarin dhe i ka dhënë dritën e gjelbër se është i lirë të largohet në verë, pasi që klubi nuk është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit.

Juventus News: Potentially ideal Premier League transfer for Adrien Rabiot

Zonja e Vjetër po ashtu mund të hyjë në bisedime me Barcelonën për të shkëmbyer Paulo Dybalan me Antoine Griezmannin.

Kështu, skuadra katalunase dhe ajo italiane do të vazhdonin bashkëpunimin, pas verës së kaluar kur shkëmbyen Miralem Pjanicin me Arthur Melon. /Insporti.com/

-->