Ky lojtar zgjedhet lojtari më i mirë i Italisë për vitin 2021

Futboll 30 Dhjetor 2021 14:01

Federico Chiesa ka fituar çmimin “Pallone Azzurro” si lojtari më i mirë i Italisë për vitin 2021, pasi ndihmoi Italinë për lavdinë e UEFA EURO 2020.

Tifozëve iu dha një listë e ngushtë dhe mbi 8,000 vota hynë në faqen zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) nga 14 deri më 30 dhjetor.

How Much is Juventus' Federico Chiesa Worth?

Fituesi është anësori i Juventusit, Chiesa me 46 për qind të votave, duke mposhtur mesfushorin e Interit, Nicolò Barella me 20 për qind dhe mbrojtësin e krahut të Romës, Leonardo Spinazzola me 14 për qind.

Chiesa është 24 vjeç dhe tashmë ka 37 paraqitje për seniorët me Italinë, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë shtatë asistime.

Ai gjeti rrjetën dy herë gjatë EURO 2020, kundër Austrisë në raundin e 16-të dhe Spanjës në gjysmëfinale.

Spinazzola nuk ka luajtur që nga këputja e tendinit të Akilit gjatë çerekfinales së EURO 2020 kundër Belgjikës dhe deri atëherë kishte qenë padyshim lojtari më i mirë në turne.

Emrat e tjerë në listën e ngushtë ishin Gianluigi Donnarumma dhe Lorenzo Insigne.

U votua edhe lojtarja më e mirë e femrave, e cila shkoi për Cristiana Girelli.

-->