Ky moment me gjyqtarin e ndeshjes ju ka ikur, ndodhi pas incidentit Ibra – Lukaku

Futboll 27 Janar 2021 13:30

Gjyqtari Valeri përjetoi një derbi të çuditshëm mbrëmë. Ai u lëndua dhe nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen deri në fund.

Si kur mos të mjaftonte përplajsa ndërmjet Zlatan Ibrahimovicit dhe Romelu Lukakus, ndodhi edhe ky incident me gjyqtarin Valeri.

Në minutën e 75-të kur Milani po e zhvillonte një kundërsulm, gjyqtari Valeri ndalon së vrapuari për shkak të lëndimit.

Ai nuk arriti të qëndronte në fushë për ta vazhduar ndarjen e drejtësisë dhe kërkoi që të zëvendësohej nga gjyqtari i katërt Chiffi.

El árbitro Paolo Valeri se lesiona durante el Inter-Milan de la Coppa de  Italia

Valeri u lëndua në këmbën e majtë.

Interi e fitoi derbin me përmbysje nga 0:1 në 2:1 me golat e Romelu Lukakus dhe Christian Eriksenit, ndërsa për Milanin shënoi Zlatan Ibrahimovic, i cili edhe u ndëshkua me kartonë të kuq.  

-->