Ky mund të jetë grupi i vdekjes për Kosovën në kualifikimet për Kampionat Botëror

Kombëtarja 27 Nëntor 2020 16:46

Janë zbuluar vazot për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2020 që mbahet në Katarpas përditësimit të listës nga FIFA, shkruan Insporti.

Kosova do të jetë në vazon e pestë për këto kualifikime. Shorti do të tërhiqet më 7 dhjetor.

‘Dardanët’ nuk mund të jenë në të njëjtin grup me Rusinë, Serbinë dhe Bosnjën, si dhe me ekipet që janë në të njëjtën vazo.

Një grup i vdekjes për Kosovën mund të ishte nëse do takoheshim me Belgjikën nga vazo e parë, e cila momentalisht është kombëtarja numër një në renditjen e FIFA-s, pastaj Zvicra nga vazo e dytë e cila gjendet në pozitën e 16-të në botë.

Hungaria nga vazo e tretë është ekipi më i fortë, ku gjenden në pozitën e 40-të në listën e FIFA-s.

Kundërshtari i fundit në Ligën e Kombeve, Sllovenia është skuadra më e vlerësuar e vazoës së katërt ndërkohë Kosova gjendet në vazon e pestë.

Një grup me Belgjikën, Zvicrën, Hungarinë dhe Slloveninë do të ishte me të vërtetë një grup i vdekjes për “Dardanët”./Insporti.com/

-->