“Ky nuk është Courtois” – gazeta spanjolle e ‘turpëron’ portierin belg të Realit

Futboll 03 Tetor 2019 10:22

Thibaut Courtois është konsideruar si një nga fajtorët kryesor të momentit katastrofik që po kalon skuadra e Real Madridit në këtë fillim sezoni.

Portieri belg pësoi dy gola mbrëmjen e së martës, ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve.

27-vjeçari është kritikuar shpesh herë për disa gola të pësuar veçanërisht në topat poshtë.

Courtois kaloi tri sezone me skuadrën e Atletico Madridit, duke pësuar 0.81 gola për ndeshje. Në 154 ndeshje me ekipin spanjoll ai pësoi 125 gola.

Më pas me Chelsean në 154 ndeshje pësoi 152 gola, që do të thotë 0.99 për ndeshje.

Mesatarja e golave të pësuar është rritur ndjeshëm te Real Madridi, pasi ka pësuar gol në 43 ndeshje nga 59 në total. Në këtë mënyrë ai ka një mesatare 1.34 gola të pësuar për ndeshje, më e keqja në karrierë.

Vetëm në 12 raste ka arritur që të mos ta nxjerrë topin nga rrjeta. Me Belgjikën ndërkohë në 76 ndeshje, ka një mesatare shumë më të mirë me 0.65 gola për ndeshje.

“Ky nuk është Courtois” – është ballina e gazetës spanjolle AS të enjten.