Ky nuk ta falë sekondën – shikoni kundër kujt do të del Gashi në ring

Sporte luftarake 15 Prill 2019 16:45

Senad Gashi të shtunën zhvillon meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij, kur në Londër duelon me britanikun Dereck Chisora, ish kampionin evropian në EBU dhe njërin nga emrat e famshëm të boksit britanik bashkë me tre kampionët Joshua, Whyte dhe Fury.

Chisora në meçin e tij të fundit ishte mundur pikërisht nga Whyte, por përgjatë karrierës ka pasur fitore dhe nokautë të shumta, kurse Insport ju sjell pamjet nga meçi kur nokautoi francezin Carlos Takam.

Pikërisht Takam e kishte mundur Gashin në duelin e fundit të kosovarit,  icili kërkon që me fitoren më të madhe në karrierë të ngjitet në rang-listat botërore.

Përndryshe Senad Gashi më herët ka pasur edhe një duel të profilit të lartë, atë me gjermanin Tom Schwarz, nga i cili pësoi humbje me diskualifikim, pas disa vërejtjeve të gjyqtarit për goditje të parregullta ndaj kundërshtarit.