Ky person është më i kërkuari në Manchester për këtë veprim ndaj Fred të Man Utd

Futboll 08 Dhjetor 2019 11:25

Derbi mes Manchester City dhe Manchester United nuk mund të kalonte pa probleme.

Një tifoz i “ Qytetarëve” është fokusuar nga kamerat teksa po bënte gjeste dhe imitonte një majmun, ndërsa përballë tij ishte mesfushori i “Djajve të Kuq”, Fred.

Mirëpo, ky veprim është konsideruar racist edhe nga një pjesë tjetër e lojtarëve të United, të cilët ndodheshin pranë tifozit.

Një gjest racist i dënueshëm teksa edhe klubi i Cityt po bashkëpunon me policinë për të identifikuar dhe ndaluar personin në fjalë.

 

Ndërkohë, Fred ishte nën shënjestrën e tifozëve vendës dhe në një rast tjetër.

Teksa mesfushori po përgatitej të kryente një goditje këndi, pas tij janë hedhur shishe dhe objekte të tjera teksa një prej tyre e ka goditur, ndërsa dyshohet se ka qenë i njëjti person edhe në këtë rast.

 

 

Pas ndeshjes, Fred u shpreh se është e turpshme që këto situata vazhdojnë të ndodhin në vitin 2019.

Ai theksoi se në fushë nuk kishte parë asgjë, por e pa videon në dhomat e zhveshjes.

-->