Ky portier pritet të transferohet te Roma
Futboll
18 Qershor 2021
12:40

Pierluigi Gollini vazhdon të jetë në krye të listës së merkatos së Romës.
Verdhekuqtë janë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm dhe 26-vjeçari që mban veshur fanellën e Atalantës me shumë mundësi do t’i bashkohet Mourinhos në kryeqytet.

Portugezi dëshiron ta mbyllë sa më parë çështjen e portierit dhe për këtë menaxheri i përgjithshëm, Tiago Pinto për të bindur klubin bergamask të lërë të lirë futbollistin i ka paraqitur ofertën prej 15 milionë eurosh, por kërkesa e klubit të drejtuar nga presidenti Antonio Percassi lidhur me kartonin e portierit kap shumën e 20 milionë eurove.