Ky potez në Prishtinë, është bërë hit në faqen e FIBA-s

Basketboll 09 Gusht 2019 17:13

Në Prishtinë po zhvillohet Kampionati Evropian U20 për femra, Divizioni B në basketboll dhe nëse Kosova nuk është duke shkëlqyer me rezultate, kjo nuk do të thotë se ngjarja nuk është plot me zhvillime atraktive.

Një nga këto ndodhu pikërisht sot në Pallatin e Rinisë në takimin ndërmjet Irlandës dhe Kroacisë. Një rivënie shumë e shkathtë e topit nga Enya Maguire dhe një shënim simpatik për ta barazuar rezultatin pak para fundit të pjesë së parë.

Për më shumë, shikojeni edhe vetë videon që tashmë 2ëhstë postuar edhe në faqen zyrtare të FIBA-s në twitter.