Ky pritet të jetë trajneri i Tottenham për sezonin e ardhshëm

Futboll 20 Maj 2021 12:54

Edin Terzic mund ta vazhdojë karrierën e tij në Premier League.

Trajneri i cili deri në fund të sezonit do të drejtojë Borussia Dortmund, sezonin e ardhshëm,  sipas mediave gjermane, mund të marrë drejtimin e Tottenahmit.

Ryan Mason, i cili u ul në stolin e “Spursave” pas shkakrimit të Jose Mourinhos më 19 prill, vështirë se do të rikonfirmohet në krye të skudarës angleze dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit londinez kanë hedhur sytë nga 38-vjeçari Terzic.

Kroati e njeh mirë kampionatin në ishull, pasi nga 2015-ta deri në 2017-ën ka qënë asistenti i Slaven Bilic te West Ham.

-->