Ky është reagimi i Shakhtarit pas pezullimit të Rusisë nga aktivitetet sportive

Futboll 28 Shkurt 2022 21:55

Pas vendimit të organizatave sportive për pezullimin e klubeve dhe skuadrave ruse nga garat ndërkombëtare, skuadra e Shakhtar Donetsk ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

Shakhtar shkroi se nuk ka vend në sport për vendin që kërcënon botën me armët e veta bërthamore, transmeton Insporti.

“Në sportet ndërkombëtare nuk ka vend për vendin që ka zgjedhur rrugën e luftës dhe kërcënon të gjithë botën me armët e veta bërthamore. Autoritetet ruse përdorin arritjet sportive për të përhapur propagandën e ideologjisë së tyre”- shkruhej në reagimin e klubit.

Postimi është shoqëruar me një fotografi që ka mbishkrimin: “Nuk ka më Rusi në sportin ndërkombëtar”

-->