Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen e futsallit, FC Barcelona – FC Prishtina

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Prishtina, do të ballafaqohet me kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, FC Barcelona, në rrethin e 1/16 së finales së kësaj gare.
Një përballje të tillë e vendosi shorti i tërhequr sot në selinë e UEFA-s në Nion.

Ndeshja do të zhvillohet të premten (15 janar) në Palau të Spanjës (18:30) derisa do të transmetohet për shikuesit në Kosovë nga televizioni Klan Kosova. Mediumi në fjalë e ka konfirmuar lajmin.

Prishtina rrethin e parë e kaloi duke e mundur kampionin e Shqipërisë, Tiranën.
Sivjet formati i Ligës së Kampionëve në futsall ka ndryshuar për shkak të pandemisë, ku janë eliminuar rrethet kualifikuese në formë miniturneu dhe është vendosur që të luhen me eliminim direkt nga një ndeshje.