Ky top sulmues e refuzoi Barcelonën gjatë janarit

Futboll 09 Shkurt 2020 15:21

Barcelona ishte i etur për të sjell një sulmues të ri në skuadër pas lëndimit të Luis Suarez, i cili si duket ka humbur sezonin.

Njëri nga emrat më të përfolur si zëvendësues i uruguaianit, ishte pikërisht bashkëkombësi i tij dhe partneri në kombëtare, Edinson Cavani.

Megjithatë, sipas mediumit të njohur L’Equipe, Cavani refuzoi një ofertë të minutës së fundit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Cavani mendohet se po refuzon çdo ofertë pasi dëshiron një transferim gjatë verës te Atletico Madridi.

Edhe klubet angleze si Manchester Unitedi dhe Chelsea ishin të lidhur me sulmuesin e njohur.

-->