Ky yll i madh mund t’i bashkohet Milanit

Futboll 11 Janar 2019 23:23

Gonzalo Higuain është brenga kryesore te Milani, pasi skuadra italiane shpreson që sulmuesi argjentinas të qëndrojë në “San Siro”.

Megjithatë, nëse Higuain largohet në javën e ardhshme, Milan do të shkojë në një gjueti për profilet e nivelit ndërkombëtar për të zëvendësuar argjentinasin.

Një emër është ai i Alvaro Moratas dhe një tjetër Karim Benzemas i cili, megjithatë, nuk duket se ka gjasa të lëvizë këtë muaj.

Por ëndrra e vërtetë për Leonardon dhe Maldinin është Anthony Martial nga Manchester United, përkundër faktit se edhe në këtë rast duket e pamundur që “Djajtë e Kuq” do ta lënë xhevahirin e tyre në janar.

Sidoqoftë, është e pritshme që gjiganti italian të transferojë një sulmues të njohur.