Kylian Mbappe i pandalshëm, rikthen epërsinë e PSG me një gol fantastik

Futboll 07 Prill 2021 21:06

Është duke u zhvilluar takimi i parë çerekfinal i Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe PSG, raporton Insporti.

Skuadra e Hansi Flick, pret në shtëpi PSG e Pochettinos në një përsëritje të finales së sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

Kylian Mbappe ka kaluar PSG në epërsi në minutën e dytë të takimit.

https://twitter.com/Sh3raz01/status/1379873136791937026

Marquinhos ka dyfishuar epërsinë e PSG në minutën e 29-të të takimit.

https://twitter.com/102Centre/status/1379879896374149126

Bayern Munich ka ngushtuar epërsinë e PSG përmes Choupo Moting.

Thomas Muller ka barazuar shifrat në 2-2 pas një asistimi perfekt nga Joshua Kimmich.

Kylian Mbappe ka shënuar edhe golin e dytë personal të mbrëmjes, duke rikthyer epërsinë prej një goli të PSG.

-->