Kylian Mbappe me zemër të madhe, dhuron mijëra euro për gjetjen e piltotit

Futboll 11 Shkurt 2019 11:15

Ngjarja që tronditi futbollin evropian nuk ka përfunduar ende. Ditë më parë trupi i futbollistit argjentinas, Emiliano Sala u gjetë, por trupi i pilotit David Ibosston ende nuk është gjetur.

Pas gjetjës së trupit të ish futbollistit të Nantes, kërkimet u ndërprenë nga autoritetet angleze, duke bërë që familja e pilotit të reagojë, duke apeluar që kërkimet të vazhdojnë.

Aeroplani në të cilin ishin duke udhëtuar për në Carddif, ishte zhdukur më 21 janar pas rrëzimit në kanalin, La Manch, ndërmjet Anglisë dhe Francës.

Bashkëshortja e pilotit, Danielle Ibboston ka krijuar një fond që për synim ka të arrijë shumën e 300 mijë funtave dhe deri më tani ka grumbulluar 100 mijë funta.

Në ndihmë të familjes së pilotit, ka dalur futbollisti francez, Kylian Mbappe, i cili ka dhuruar 30 mijë euro për të vazhduar kërkimet, e pas këtij veprimi të yllit francez ka reaguar dhe legjenda angleze, Gary Lineker, duke dhuruar një shumë simbolike prej 1000 mijë funta.

Kujtojmë se dhe familja e Sala kishte krijuar një fondacion të tillë, për të vazhduar kërkimet që rezultuan me gjetjen e trupit të pajetë të futbollistit. /Insporti.com