Kylian Mbappe “shkatërron” Barcelonën
Futboll
16 Shkurt 2021
21:31

Është zhbllokuar rezultati në takimin mes Barcelonës dhe PSG në Ligën e Kampionëve, transmeton Insporti.
Lionel Messi ka kaluar Barçën në epërsi në minutën e 27-të të takimit me një goditje të fortë nga pika e bardhë.
Penalltia u fitua nga Frenkie De Jong pas një pasimi fantastik nga Leo Messi.
PSG ka barazuar shifrat në 1-1 pas një goli fantastik nga Kylian Mbappe.
PSG ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Barçës, dhe është duke udhëhequr me shifrat 1-3. Fillimisht Kylian Mbappe e pastaj Moise Kane kanë arritur ti japin një epërsi të lartë skuadrës së Mauricio Pochettinos.
Kylian Mbappe ka shënuar edhe golin e tij të tretë personal dhe të katërtin për PSG.