Kylian Mbappe te Real Madrid në janar? Ylli i PSG thyen heshtjen
Futboll
28 Dhjetor 2021
23:45

Kylian Mbappe e kishte vendosur që në verë të largohej nga PSG, por francezët nuk e shitën edhe pse Real Madrid e bëri një ofertë.
Sulmuesi së fundmi ka folur për CNN dhe thekson se në janar nuk do të kalojë në klubin spanjoll.
“Jo, nuk do të bashkohem me Real Madrid në janar. Në janar nuk do të ndodhë. Jam te PSG dhe me të vërtetë jam i lumtur.
Do jap maksimumin ta mbyll sezonin si lojtar i PSG. Do jap gjithçka të fitoj me Parisin çdo titull këtë vit”, ka thënë mes të tjerash Mbappe. / abcnews.al