Kyrie Irving thotë se telefonoi LeBron James për t’i kërkuar falje për një arsye aspak të zakonshme

Basketboll 17 Janar 2019 21:12

Kyrie Irving tha të mërkurën mbrëma se telefonoi LeBron James pas humbjes frustruese të së shtunës në Orlando për t’i kërkuar falje për mënyrën se si u soll si lojtar i ri te Cleveland.

“U desh të telefonoja ‘Bron’ [LeBron James], dhe t’i kërkoja falje që isha ai lojtari i ri që doja gjithçka në maje të gishtave,” tha Irving pasi Boston Celtics mposhti Tornto Raptors me rezultat 118-107 të mërkurën mbrëma, transmeton Insporti.

“Dëshiroja të isha ai djaloshi që do të na udhëhiqte drejt titullit të kampionit. Dëshiroja të isha lideri.”

 


Irving pranoi se është dashur t’i mbante për vete kritikat pas asaj që tha për bashkëlojtarët e tij më të rinj pas humbjes nga Orlando Magic.

“Bëra një punë të dobët në vendosjen e shembullit për këta djelmosha të rinj,” shtoi ylli i Celtics.

“Dua t’i testoj këtë djelmosha, por nuk mund ta bëjë publikisht. Kjo ishte një eksperiencë mësimi për mua, pasi kuptova magnitudën e zërit tim dhe çfarë rëndësie kam për këta djelmosha.”

Dhe kjo poashtu e bëri atë ta kuptojë se ia ka borgj një kërkim falje James për veprimet e tij në të kaluarën./Insporti.com/

-->