LA Lakers mposhtin me rezultat të thellë Miamin në ndeshjen e parë finale

Basketboll 01 Tetor 2020 09:12

Los Angeles Lakers ka fituar ndeshjen e parë finale ndaj Miami Heat me rezultat të thellë 116-98.

Ndeshja e zhvilluar në mëngjesin e ditës së enjte sipas orës sonë lokale, u dominua nga Lakers, që kishin paraqitje superiore në tre çerekët e parë.

Me 31:28 në epërsi të tyre, Lakers mbyllen çerekun e parë, ndërsa të dytin e fituan me rezultat 34:20.

Lakers ishin më të mirë edhe në çerekun e tretë, duke e fituar 28-19.

Miami Heat më të mirën e tregoi në çerekun e katërt, të cilin e fitoi 31:23, por që nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Lojtari më i mirë te LA ishte Anthony Davis me 34 pikë të shënuara, i ndjekur nga LeBron James, që shënoi 25.

Jimmy Butler me 23 pikë, ishte basketbollisti më i mirë në radhët e Miami.

-->