LA Lakers vazhdojnë me paraqitje të mira, mposhtin Miami Heat

NBA 09 Nëntor 2019 10:51

LA Lakers janë futur në seri të mirë prej shtatë fitoreve radhazi, shkruan Insporti.com.

Lakers ishin briliant në fitoren kundër Miami Heat para tifozëve të vet me 15 pikë dallim, 95:80.

Anthony Davis me 26 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime ishte më meritori për këtë fitore të LA.

Në formë të mirë ishte edhe LeBron James që shtoi 25 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.

Tek Heat më efikasi në këtë takim ishte Jimmy Butler me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore ka shënuar edhe kampioni në fuqi i NBA, Toronto Raptors që ka mposhtur në udhëtim Neë Orleans Pelicans me rezultat 122:104.

Pascal Siakam ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 44 pikë, 10 kërcime e katër asistime, ndërsa anglezi Anunoby shtoi 21 pikë të tjera për fitoren e gjashtë të Raptors këtë edicion në NBA.