LA Lakers vazhdon dominimin në Konferencën Perëndimore

Basketboll 14 Janar 2020 09:25

LA Lakers vazhdon të dominojë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa së fundi ka fituar ndaj Clevelandit me rezultat 128-99. Një ndeshje me dy pjesë të ndryshme, më e mirë për mysafirët në pjesën e parë (Kevin Love 21 pikë e 11 kërcime), porn ë të dytën vjen përmbysja e kalifornianëve. LeBron James realizoi 31 pikë, mbështetur nga Howard me 21 pikë e 15 kërcime.

Pas kohës shtesë ka fituar New Orleans, që mundi 117-110 Detroitin, në një ndeshje me emocione në fundin e saj. Për Pelicans u dallua Okafor me 25 pikë e 14 kërcime, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Derrick Rose për Pistons.

Pa probleme ka fituar Boston, që mundi 113-101 Chicagon, ndeshje ku për Celtics u dallua Tatum, autor i 21 pikëve.

Në sekondat e fundit triumfoi Orlando, që mundi 114-112 Sacramenton. Edhe pse Bjelica realizoi 34 pikë për vendasit, ato nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Për Orlando u dalluan Vucevic (26 pikë e 15 kërcime) e Fournier me 25 pikë.

Rezultatet:
Detroit – New Orleans 110-117
Indiana – Philadelphia 101-95
Boston – Chicago 113-101
Minnesota – Oklahoma 104-117
Portland – Charlotte 115-112
Sacramento – Orlando 112-114
LA Lakers – Cleveland, 128-99

-->